Futboll Sport

MESSI APO RONALDO? Scholes na befason të gjithë: Ja futbollisti më i mirë…

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka pranuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, duke e zgjedhur argjentinasin përpara ish-shokut të skuadrës, Cristiano Ronaldos.

45-vjeçari britanik luajti së bashku me Ronaldon gjatë 6 viteve të shkëlqyera të super yllit portugez në “Old Trafford”.

“Unë mendoj për lojtarët e shkëlqyeshëm me të cilët kam ndarë fushën: Eric Cantona, Zinedine Zidane, Pirlo, Xavi, Cristiano Ronaldo dhe më i madhi nga të gjithë është Messi”, ka thënë Scholes për The Independent.

Scholes, i cili vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, ka luajtur katër herë kundër Messit në karrierën e tij.

Ish-ylli i Djajve të Kuq u përplas me Messin gjatë të dy ndeshjeve të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në vitin 2008 dhe në finalet e 2009 dhe 2011.

Related posts

KOSOVË/ Goli në frymën e fundit i jep kryesimin Dritës, Feronikeli i Duros bie në minutën e 94

Delo.autor

ZYRTARE/ Goditja e parë e Teutës, mbrojtësi maqedonas firmos për durrsakët (VIDEO)

Delo.autor

“ZHDUKEN” MESSI DHE RONALDO/ Zbulohen favoritët për “Topin e Artë”, në listë edhe Xhaka

F.autor

Leave a Comment