Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA SABJEN LILAJ TEK BOLE/ Ku përfunduan të piketuarit e Partizanit në merkato

Partizani ishte përgatitur për të bërë disa afrime në merkato, madje pati akord me disa lojtarë. Me vendimin e ndërmjetëm KAS-i la në fuqi vendimin e FIFA-s për bllokimin e merkatos për këtë vit.

Sabien Lilaj dhe Gledi Mici ishin menduar si goditjet e merkatos së të kuqve, por situata bëri që ata të kalonin te Prishtina. Franci Lala u prezantua te Korabi, Remi Dujardini është pranë Skënderbeut. Adonis Aliu u stërvit me “demat”, por së fundmi u prezantua te Llapi në Kosovë.

Vladica Brdarovski kaloi te Drita e Gjilanit. Lojtari me emrin pikant, Lukács Bõle, pritej të huazohej nga Ferencvaroshi, por vazhdon të jetë pjesë e këtij klubi. Eni Imami shikohet pranë Vllaznisë.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja PSG-Manchester United. Rezultati 1-2

Delo.autor

MARCELO DO TË SHKOJË TE JUVE/ Reali e gjen në Holandë pasuesin e tij

Delo.autor

“DO KISHTE DITELINDJEN”/ Luis Enrique prek me dedikimin për vajzën: Kudo të jesh, të puth e dashur

F.autor

Leave a Comment