Futboll La Liga Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E TRAJNERIT HOLANDEZ/ E konsideronin talent, Koeman i tregon derën të riut

Riqui Puig konsiderohej si një nga futbollistët më premtues të skuadrës së Barcelonës. Trajneri Ronald Koeman nga krahu tjetër nuk e konsideron futbollistin e ri të skuadrës dhe i ka këshilluar që të largohet nga skuadra.

RAC1 shkruan se holandezi i ka bërë me dije që të gjejë klub tjetër, pasi nuk do të ketë minuta te skuadra e tij. Koeman është bindur më shumë nga i riu tjetër, Carles Alena. Ky i fundit i ka dhuruar më shumë në stërvitje teknikut të ri të nënkampionëve.

Numri një i stolit e la jashtë ekipit dhe në miqësoren kundër Elches. Një sinjal i qartë se duhet të gjejë një tjetër skuadër dhe të mos shpresojë se mund të luajë tek ekipi i Barcelonës.

Related posts

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Deschamps drejt largimit, pankinën e “gjelave” mund ta marrë legjenda franceze…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

Premtimi i Tite: Ata që duan futbollin do të KËNAQEN me Brazil-Belgjikë…

Isa.Autor

Leave a Comment