Futboll La Liga Sport

“NUK I CILËSOJMË TË KËQIJA KËTO LARGIME”/ Mesfushori Kroos: Messi një ndër më të mirët në botë por pas…

Toni Kros ka inkurajuar Leo Mesin të largohet nga Barcelona. Mesfushori i Real Madridit madje i ka sugjeruar argjentinasit edhe ekipin e ri, pikërisht Mançester Sitin.

Në një prononcim për podkastin “Einfach mal Luppen”, Kros tha: “Largimi i Mesit nga Barcelona, do të thotë që Barcelona do humbasë një armë. Nuk mendoj se Mesi do vijë tek Real Madridi. Nëse lojtarë të tillë luajnë për kundërshtarët, nuk i cilësojmë të këqija këto largime”.

Më pas ndër të tjera, mesfushori gjerman mendon se opsioni më i mirë për Mesin është ribashkimi me Guardiolën tek Mançester Siti. Kros e cilëson Mesin si një ndër lojtarët më të mirë në botë, por pas Ronaldos.

Related posts

E KONFIRMON MINISTRI I SHËNDETËSISË/ Merret vendimi për ndeshjen mes Juventus dhe Napolit

Delo.autor

Del Piero: Juventusi dhe Roma mund t’ia dalin, ndaj skuadrave spanjolle

Sadik.Autor

VIDEO/ Portieri i Luftëtarit feston 36-vjetorin, urimi i veçantë nga gjirokastritët

Q.Autor

Leave a Comment