Futboll Premier League Sport

“NUK JAM MË IMPULSIV”/ Mourinho: Jam shumë i ri dhe vazhdoj të përmirësohem

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, është i bindur se ai vazhdon të përmirësohet si trajner.

Speical One  po punon që të ketë një sezon të suksesshëm me Tottenham-in.

Kohët e fundit është kritikuar se ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, por ai është kundërpërgjigjur se po përmirësohet si trajner.

“Fillimisht, sepse jam shumë i ri”, ka thënë ai.

“Njerëzit mendojnë se jam shumë i vjetër sepse jam në këto nivele që nga viti 2002. Nuk jam shumë i vjetër. Jam shumë i ri për një trajner futbolli. Është një profesion ku përmirësohesh falë eksperiencës”.

“Nuk jam më impulsiv. I kontrolloj më mirë emocionet e mia. Mendoj më mirë, marr vendime më të mira. Mendoj se trajneri fiton shumë eksperiencë me kalimin e viteve”.

“Nuk je një lojtar. Nuk të duhet trupi që të punosh njësoj. Të duhet që truri të funksionojë më mirë. Mua nuk më duhet të vrapoj, të kërcej”.

“Unë duhet të mendoj. Kështu që një trajner përmirësohet deri në momentin që është i motivuar”, ka përfunduar mirë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lecce. Rezultati 2-0

Delo.autor

IKARDI DREJT SERISË A? Buzqesh Interi, ja shuma e majme që zikaltrit do të përfitojnë në rast transferimi

Delo.autor

ALARMOHET JUVENTUS/ Ekipi ka shtatë lojtarë në dyshim

Isa.Autor

Leave a Comment