Futboll Seria A Sport

PAS AFRIMEVE TË KOMPLETUARA/ Conte transformon Inter, sfidon “Zonjën e Vjetër” me tri skema

Interin e ka ndërtuar. E ka modeluar gjatë jav ëve të para të sezonit të kaluar dhe ka nisur shpejt t’i ngjasojë. Tani është koha ta modifikojë, ta shndërrojë ose më mirë akoma ta shumëzojë. Asgjë për t’u menduar në ditën e parë të stërvitjes (të martën), me një skuadër pa praninë e të grumbulluarve nga kombëtaret, por punimet kanë nisur, kohët janë të shkurtra dhe së shpejti do të jetë momenti të kalohet nga idetë te provat.

Antonio Konte ka kuptuar se do të nevojiten disa “shpikje” të tijat për të zbritur nga froni Juventusin pas nëntë titujsh. Shërbejnë gjithmonë, por në këtë verë të kontraktuar dhe në këtë merkato në “depresion” nga kriza e Koronavirusit rrezikojnë të jenë e vetmja mënyrë për ta bërë skuadrën më pak të lexueshme, më të paparashikueshme, ndryshe.

Me një fjalë, të re. Merkatoja, e impostuar momentalisht në versionin “low-cost” për nevojë të klubit, nuk pritet të sjellë revolucione. Pas afrimeve të kompletuara do të ketë hapësirë vetëm për një blerje me “peshë”: Kante.

TRI SKEMA – Për të evituar që skuadra e tij të jetë e parashikueshme, pavarësisht se me disa përmirësime, në formacionin e një viti më parë trajneri duhet të punojë në disa variante. Nuk është vera klasike që lejon të bëhen prova dhe të punohet gjatë në konceptet bazë. Duhet nisur nga “kanavacat” e vjetra, pra 3-5-2 do të mbetet skema parësore.

sISTEMI BAZE

Pas karantinës Konte prezantoi variantin me fantazist (3-4- 1-2) që, duke paguar një kosto tek ekuilibri, garantoi më shumë zgjidhje sulmuese. Në Europë më pas u ul në stol, por do të mbetet në librin taktik. Aktualisht lojtarët që mund të luajnë atë rol janë të shumtë dhe me karakteristika të ndryshme: Eriksen (për të cilin ishte menduar ndryshimi), por edhe Sensi, Vidali që pritet të afrohet dhe, për momentin, i rikthyeri Naingolan; bollëk që bën të mendohet edhe për rreshtimin me dy fantazistë (3- 4-2-1) me të cilin pati fat te Çelsi.

Me fantazist

Modul që mund të përdoret si për të prishur planet mbrojtëse të kundërshtarëve e për t’u garantuar pushim sulmuesve titullarë. Duke u nisur nga e njëjta strukturë, nga mbrojtja me tre, do të mund të “trefishohet” kështu Interi sulmues, duke u bërë më pak i parashikueshëm.

dopio fantazi

RINISJA E PUNËS – Konte do të nisë të punojë nga gjysma e dytë e kësaj jave. Të martën bisedoi për vetëm disa minuta me lojtarët, pasi diskutimin “e vërtetë” e shtyu për momentin kur grupi të jetë i plotë.

Efekti “surprizë” këtë vit nuk do të jetë, puna e trajnerit nis nga disa avantazhe: i pari është ndryshimi i mentalitetit të një grupi që tani e njeh plotësisht. Edhe të rinjtë e ardhur nga skuadrat e vogla të cilëve nuk mund “t’u kërkonte më shumë”, si Bastoni, Sensi e Barela, janë rritur. Tani duhet punuar për vazhdimësinë, si për shembull te cinizmi në ndeshjet vendimtare.

Related posts

Conte parakalon rivalët, është ai i përzgjedhuri i PSG për stolin

Sadik.Autor

FITUESI I KUPËS SË BOTËS/ Irritohet Griezman: Unë e meritoj që të jem në podiumin e “Topit të Artë”

Isa.Autor

ZYRTARE/ Shënoi golin e fitores për Tiranën në derbi ndaj “Demave”, ish-sulmuesi “bardheblu” transferohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment