Futboll Premier League Sport

THIAGO SILVA DEBUTOI ME GAFË NË PREMIER/ Shikoni gabimin e mbrojtësit brazilian që i kushtoi me gol (VIDEO)

Tiago Silva ka debutuar me Çelsin në Premier Ligë ditën e sotme në përballjen me Uest Bromuiç, por jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në minutën e 25’, në tentativë për të pasuar te shokët e skuadrës, braziliani e dërgon topin te kundërshtari Robinson, me këtë të fundit që nuk ka falur, duke shënuar. Një moment i vështirë për Silvën, prej të cilit pritet shumë te Çelsi këtë sezon, për faktin se një nga repartet ku londinezët kanë pasur më shumë probleme ka qenë mbrojtja.

Pjesa e parë është mbyllur 3-0 për Uest Bromuiç, duke treguar se Çelsin nuk i bëjnë punë në kampionat as afrimet e shumta në merkato.

Related posts

Bruno Satin: Chelsea ka shfaqur interes për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

Lojtari anglez zbulon problemet me depresionin

Sadik.Autor

BAJRAMI PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Presidenti i Empolit: Sa vlen kartoni i tij? Nëse ma kërkon Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment