Futboll La Liga Sport

TRIUMFON NË MIQËSORE/ Barcelona nuk bind në testin e parë, Koeman duhet të shqetësohet

Barcelona fitoi me rezultatin 3-1 miqësoren ndaj Nastic. Ekipi katalanas nuk bindi shumë përballë një ekipi shumë inferior. Katalanasit nuk shfaqen shumë dëshirë, ndërsa Messi nuk doli te goli te kjo ndeshje.

Sfida filloi mirë me ekipin vendas që gjeti golin me anë të Dembelesë. Francezi shënoi që në minutën e 4′. Ai nuk gaboi në një top të mbetur në zonën kundërshtare për 1-0. Gol që liron sulmuesin që rikthehej nga dëmtimi dhe gjeti rrjetën pas 10 muajsh.

Goli i dytë u shënua me penallti nga Griezmann. Francezi nuk gaboi, por interesant është fakti që numri 7 gjuajti nga pika e 11 metërshit para kapitenit Messit që ishte në fushë. Miqtë ngushtuan në 2-1, por ishte Coutinho që realizoi për 3-1. Braziliani është rikthyer nga huazimi dhe gjeti golin me penallti.

Related posts

SKEMA E SHËMTUAR NË KAMËZ/ Shikoni momentin kur tifozët e Kastriotit i çajnë kokën Gjumsit me… (VIDEO)

Delo.autor

ZGJEDH PASUESIN E TIJ TEK MANCHESTER CITY/ Sulmuesi Aguero: Ai meriton fanellën me numrin 10

Delo.autor

FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Gundogan kujton makthin: Gjyshi im qante gjatë gjithë kohës në telefon

Delo.autor

Leave a Comment