Futboll La Liga Sport

UNIKE/ Atletico Madrid vendos rekordin e veçantë pa luajtur në Superkupën e Europës

Sevilla ka prvuar të thyejë atë që për të gjithë skuadrat e tjera duket se është një tabu e vërtetë: fitorja e Superkupës së Europës si fitues i Europa League.

Spanjollët janë përballur me Bayern Munich, fitues i Champions League, të enjten në mbrëmje.

Skuadra e Lopetegui-t nuk ka patur sukses dhe ka qenë e detyruar të dorëzohet në kohën shtesë duke konfirmuar rekordin e veçantë të Atletico Madrid.

Siç ka bërë të ditur Opta, Atletico Madrid është skuadra e vetme që ka arritur të fitojë Superkupën e Europës duke i paraqitur në finale si fituese e Europa League.

Colchoneros, në fakt, në 11 vitet e fundit kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë plot tri herë. Në 2010-ën kundër Inter-it, në 2012-ën kundër Chelsea-t dhe në 2018-ën kundër Real Madrid.

Një rekord unik që është konfirmuar pas rezultatit përfundimtar të ndeshjes së luajtur mes Bayern Munich dhe Sevilla-s t ë enjten në mbrëmje.

Related posts

Zidane: Të luftosh për Championsin e tretë radhazi, një gjë e mahnitshme

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mbrojtësi dhe fizioterapisti i Kombëtares rezultojnë pozitivë me COVID-19. Ja emrat…

Delo.autor

LIGUE 1/ Neymar stërvitet me grupin për herë të parë pas dëmtimit

Sadik.Autor

Leave a Comment