Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME TEK PSG/ 15 milionë euro bindën trajnerin Tuchel për Icardin

Mauro Icardi është në kërkim të golit të humbur.

Mund të përmblidhet me këto fjalë momenti i sulmuesit të PSG-së që, sipas L’Equipe, duket se ka qenë burim mosmarrëveshjesh mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit Tuchel.

Sulmuesi argjentinas është kthyer në fushë me PSG-në kundër Metz dhe Nice, por pa gjetur rrugën e rrjetës, duke konfirmuar kështu dyshime që, nga sa kuptohet, kishte trajneri për të.

Siç lexohet në shkrimin e të përditshmes franceze, këto dyshime duket se janë kthyer. Po, janë kthyer. Në fakt, duket se Tuchel nuk ka qenë asnjëherë i bindur për argjentinasin.

Prapaskenën e ka zbuluar L’Equipe, që ka shkruar se trajneri gjerman nuk ka qenë dakord për blerjen përfundimtare të lojtarit nga ana e PSG-së.

Megjithatë, drejtori sportiv Leonardo e konsideruar uljen me 15 milionë euro të shifrës për të cilën kishin rënë dakord me Inter-in në 2019-ën si një mundësi që nuk duhej humbur.

Në këtë mënyra ka bindur trajnerin se bëhej fjalë për një operacion të suksesshëm. Tani i takon lojtarit të tregojë vlerën e tij…

Related posts

“DUAM TRE PIKËSHIN ME ÇDO KUSHT”/ Martini: Ne bëjmë analizë pas çdo ndeshje, ja nga se i druhem Partizanit

Delo.autor

MERR FUND PRITJA PËR YLLIN PORTUGEZ/ Ronaldo shpallet kampion i Arabisë Saudite me Al Nassr

F.autor

YLLI ASANI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Futbollisti i Partizanit ka disa oferta në tavolinë, por e duan në…

Delo.autor

Leave a Comment