Bundesliga Futboll Sport

ZBULON “VESIN” E YLLIT HAALAND/ Rangnick: Është një nga të preferuarit e mi. Në makinë…

Ralf Rangnick ka folur në lidhje me sulmuesin e Dortmund, Erling Haaland, në një intervistë të dhënë për Sky Sports UK.

Menaxheri i Red Bull, që në të kaluarën ka qenë shumë afër stolit të Milan-it, i ka thurur elozhe sulmuesit norvegjez duke zbuluar edhe një kuriozitet të veçantë.

“Erling është një nga lojtarët e mi të preferuar dhe do të jetë një pikë referimi për sulmuesit në 10-15 vitet e ardhshëm”, ka thënë Rangnick.

“Është 193 cm i gjatë, por është edhe shumë i shpejtë dhe shumë i  aftë me topin në këmbë. Është shumë i rrezikshëm para portës, është i aftë në lojën në ajër dhe ka edhe një mentalitet të jashtëzakonshëm”.

“Di se çdo mëngjes, kur futet në makinë, gjëja e parë që dëgjon është himni i Champions League: kjo tregon mentalitetin që ka ky djalosh”.

“Mendoj se është një lojtar fantastik dhe Borussia Dortmund ka bërë me të vërtetë një blerje të madhe. Duhet pranuar se Haaland është një nga talentet e pakët që Red Bull nuk ka arritur ta mbajë”.

Related posts

Suárez: Nuk kam ndikuar aspak në nënshkrimin e Coutinhos

Q.Autor

NDIQET ME INTERES NGA MILAN/ Talenti francez si “kuqezi”: Kur të thërret një legjendë si Maldini…

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Presidenti i Barcelonës rrëfen: Më duhet të pranoj se “Djajtë e Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment