Futboll Premier League Sport

ARSENAL PAGOI 50 MILIONË EURO PËR THOMAS PARTEY/ I ati i djaloshit injoron keq Juventus dhe Chelsea me këtë deklaratë

Babai i Thomas Partey, mesfushori i ri i Arsenalit, i cili arriti në minutën e fundit të merkatos së verës, foli për Mirror duke shpjeguar se si Partey pret një ekip të shkëlqyeshëm, më shumë se Chelsea ose Juventus.

“Nuk na shqetësoi asgjë sepse shpresonim për një ekip më të mirë. Ne ishim të vetëdijshëm për interesimin e Juventusit dhe Chelsea.

Ai donte të luante në Ligën e Kampionëve, por unë i thashë se ai mund të ndihmonte ekipin për të arritur atje”. Kujtojmë që Arsenali pagoi klauzolën për prishje kontrate që ishte 50 mln euro.

Mesfushori 27-vjeçar i Ganës bëri 35 paraqitje në kampionat dhe shënoi tre gola për ekipin e Diego Simeone pasi ata përfunduan të tretët në La Liga sezonin e kaluar.

Related posts

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ Debutim makthi për 19-vjeçarin, “Djajtë e Kuq” përfiton dhe shënon 4 “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

SHKELJET NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Jo vetëm Simeone, “UEFA” hap hetim edhe për…

Delo.autor

ÇFARË NUK SHKON/ Humbja ndaj Betis, BARÇA regjistron TRE REKJORDE negative

Isa.Autor

Leave a Comment