Futboll Sport

ASNJË FITORE NË 3 NDESHJET ME FERONIKELIN/ Duro me “dorë të hekurt”. Merr vendimin e papritur për pagat e lojtarëve

Aventura e Klodian Duros si trajner i Feronikelit nuk ka nisur aq mira sa pritej, teksa në 3 ndeshje deri tani janë regjistruar 2 barazime dhe një humbje.

Me përforcimet e bëra në merkato, drejtuesit e klubit menduan se kishin ndërtuar një ekip që do të synonte titullin kampion, por rezultatet deri tani kanë treguar të kundërtën, teksa pas 8 javëve të para kanë grumbulluar vetëm 7 pikë. Ditën e djeshme skuadra e Duros barazoi 1-1 ndaj Besës së Pejës, një barazim që i ka kushtuar jo pak futbollistëve dhe stafit teknik.

Sipas asaj që raporton “Gazeta inFokus”, është marrë vendimi që lojtarëve dhe stafit të klubit nga Drenasi t’i mbahet 30% e rrogës së tyre, për shkak të rezultateve negative.

Thuhet se rrogat e muajit shtator që duhet të merreshin më 6 tetor, janë kaluar ditën e djeshme te lojtarët pas barazimit ndaj Besës së Pejës dhe aty ka pasur një zbritje prej 30%. Sipas burimit të sipërpërmendur, mësohet se vendimin për zbritjen e pagës së lojtarëve është marrë nga trajneri Klodian Duro.

Related posts

Barcelona konfirmon zyrtarisht transferimin e brazilianit Malcom (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lazio, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

E BUJSHME/ Interi ëndërron goditjen e madhe, Suning projekton TALENTIN ITALIAN

Isa.Autor

Leave a Comment