Futboll Shqipëri Sport

ATALANTA FITON ME VUAJTJE NË KAMPIONAT/ Ja si vlerësohet mbrojtësi Gjimshiti për paraqitjen ndaj Crotone… (FOTO)

Atalanta vuajti jo pak ndaj Krotones për të siguruar fitoren e katërt në këtë sezon në Serinë A. Ekipi ku aktivizohet lojtari i Shqipërisë Berat Gjimshiti fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Krotones.

Qendërmbrojtësi kuqezi u aktivizua për 90 minuta të plotë duke konfirmuar edhe njëherë garancinë në prapavijën e bergameskëve. Ai u vlerësua me notën 7 nga mediumi sportiv “Sofa Score” për paraqitjen ndaj Krotones. Në këtë takim, 27-vjeçari kreu 2 spastrime dhe 2 ndërhyrje të sakta në zonë, ndërsa fitoi 5 duele në ajër dhe 2 në fushë. Gjithashtu, Gjimshiti realizoi dhe 4 kapje topi në këtë takim.

Ndryshe nga Liga e Kampioneve ku po paraqitet mirë këtë edicion, Atalanta pësoi dy humbje tronditëse me Napolin 4-1 dhe Sampdorian 1-3 në kampionatin italian, por me fitoren e sotme trajneri Gasperini shpreson që ekipi i tij të jetë në kursin e duhur.

Statistikat e Berat Gjimshitit në ndeshjen me Krotonen sipas “Sofa Score”:

Related posts

U PIKAS ME SHPEJTËSI 134 KM/H NË AUTOSTRADË/ Marcelo në telashe prej “timonit”, përfundon në gjykatë

Delo.autor

FIFA PËRDITËSON RENDITJEN/ Ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

F.autor

FORMULA 1/ Drejtori sportiv i “Kokëkuqjes”: Dështimi i Ferrarit, një projekt i nisur keq që në startin e tij

Delo.autor

Leave a Comment