Futboll Seria A Sport

BARAZIM NË PAQE NË “SAN SIRO”/ Perisic shpëton “Zikaltërit” në fund ndaj Parmës

Inter ka arritur të shmangë një humbje pothuajse të sigurt në javën e gjashtë të Serisë A.

Zikaltrit, në fakt, kanë barazuar 2-2 në shtëpi kundër Parma-s.

Një rezultat me shijen e fitores për vendasit dhe të humbjes për miqtë, duke parë se këta të fundit kanë shpërdoruar avantazhin e dyfishtë të krijuar nga dy golat e Gervinho-s në minutën e 46-të dhe të 62-të.

Kundërpërgjigja e zikaltërve ka ardhur me dy kroatët Brozovic në të 64-ën dhe Perisic në të 92-ën, me këtë të fundit që ka zëvendësuar denjësisht Lukaku-n e dëmtuar.

Inter mban vendin e pestë në renditje me 11 pikë, ndërsa Parma atë të 15-in me pesë pikë.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Legjenda Giggs: Guardiola e Klopp vërdallë, Manchester United do 20 vite për të…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Ndërhyrja e gabuar ndaj Frashërit, Telushi ndëshkohet dhe humbet sfidën ndaj… (VIDEO)

Isa.Autor

KANË RILINDUR/ Roberto Mancini karikon Italinë: Duhet të triumfojmë në “San Siro”

Isa.Autor

Leave a Comment