Futboll Sport

BEFASI TEK “LOS BLANCOS”/ Juventus dhe PSG nisin garën për yllin e gjigantëve spanjoll…

Real Madrid dhe Sergio Ramos rrezikojnë t’i thonë lamtumirë një ri-tjetrit.

Sipas El Chiringuito TV, qendërmbrojtësi i Merengues nuk ka marrë asnjë telefonatë nga klubi për rinovimin e kontratës dhe mund të mendojë të largohet nga Madridi në fundin e sezonit.

Kontrata e Ramos skadon në qershorin e 2021-shit dhe, në rast se nuk do të rinovohet, spanjolli mund të vendosë të gjejë një skuadër të re.

Në Spanjë janë të bindur se Juventus dhe Paris Saint-Germain janë dy alternativat më të vlefshme.

Rroga e lartë e kapitenit të Los Blancos mund të jetë një nga arsyet pse pronari Perez mund të vendosë t’i thotë lamtumirë një nga flamujve më të rëndësishëm të historisë së klubit.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Sergio Ramos pret Real Madrid-in, por po shikon edhe përreth…

Related posts

Rokeri i famshëm stërvitet në kompleksin e Bajernit, drejtuesit i dhurojnë fanellën me numrin e djallit

Sadik.Autor

Bonucci dorëzon kërkesën për largim nga Milani

Sadik.Autor

Fitorja e Zvricës dhe FESTA me SHQIPONJË e Xhakës dhe Shaqirit bëjnë jehonë

Isa.Autor

Leave a Comment