Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta publikon emrat, Gasperini i jep sërish shansin “të humburit”

Atalanta ka publikuar listën e lojtarëve që do të përballojnë Champions League për sezonin 2020-21. Trajneri Gian Piero Gasperini ka përfshirë në listë dhe Josip Ilicic.

Slloveni nuk ka luajtur që prej sezonit të kaluar dhe ka vështirësi. 32-vjeçari po kalonte sezonin e tij më të mirë të karrierës me 15 gola, por një problem familjar e futi në krizë të madhe.

Gasperini ka përfshirë dhe Cristiano Piccinin, afrimin e fundit të merkatos, i cili është i dëmtuar. Nuk ka munguar as Mattia Caldara, i cili ka probleme dëmtimi. Atalanta është në grupin D me skuadra si Midtjylland, Liverpool dhe Ajaxi.

Skuadra e Atalantës për Champions League 2020-21:

Portierë: Rossi, Sportiello, Gollini
Mbrojtës: Toloi, Palomino, Gosens, Caldara, Romero, Djimsiti, Piccini, Mojica, Hateboer
Mesfushorë: Freuler, De Roon, Malinovskyi, Depaoli, Pessina, Ilicic, Pasalic
Sulmues: Lammers, Muriel, Gomez, Miranchuk, Zapata

Related posts

MILAN-VERONA/ Ibra gabon sërish nga penalltia. Suedezi e çon topin “jashtë stadiumit” (VIDEO)

Delo.autor

FRANCË-KROACI/ Bota mbanë frymën për të  kurorzuar më të mirët e globit

Isa.Autor

ISH-BASHKËSHORTJA E XHEMAJLIT SHFAQE “TOPLESS”/ Bukuroshja thyen rrjetin me këtë FOTO

Delo.autor

Leave a Comment