Futboll La Liga Sport

ÇMENDURI/ Ish-lojtari i Barcelonës heq dorë nga emri, pagëzohet si Goku (FOTO)

Kemi parë e dëgjuar shumë, por ish-futbollisti i Barcelonës B, Joan Roman, që luan për skuadrën polake Miedz Legnica, i ka habitur të gjithë. Futbollisti ka marrë një vendim duke hequr dorë nga emri i tij i vërtetë.

Ai do të njihet në vazhdim si “Goku”, personazhi kryesor i filmit të animuar “Dragon Ball”.  “Unë jam mirënjohës për Joan (emri i tij), për atë që kam jetuar, për të gjitha gjërat pozitive që ai më la, por tani jam Goku.

“Zgjodha këtë emër sepse ndihem i identifikuar me atë që përfaqëson për mua: këmbëngulje, ndjeshmëri, rritje përballë pengesave, dritë dhe pozitivitet.

“Unë vetëm kërkoj respekt, pasi ka shumë njerëz që po më tregojnë të kundërtën. Gjithmonë jam në lëvizje, gjithmonë eci përpara”, tha futbollisti në Instagram

Related posts

PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KAULIFIKUESE/ Trajneri Reja: Goli ishte një gabim fëminor, jam i…

Delo.autor

“TROFETË JOSHIN MESFUSHORIN”/ Gundogan: Të jeshë lojtar dhe kapiten i Manchester City është një privilegj i madh

F.autor

REALIZOI SUPER GOL ME ROVESHATË/ Mesfushori Papa në formacionin më të mirë të javës në Rumani (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment