Futboll Seria A Sport

DIKUR REFUZOI KALIMIN TEK MILAN/ Ish-sulmuesi i Juventus zbulon arsyen: Kur dashuron një vajzë…

Ish-sulmuesi i njohur italian në vitet ’90 Xhanluka Viali rrëfeu për herë të parë arsyen se përse refuzoi Milanin gjatë kohës që luante për Sampdorian.

Ish-kampioni juventin tregoi për “La Gazzetta dello Sport” se lidhja e fortë me Sampdorian i ngjante “dashurisë për një vajzë” dhe nuk të zëvendësohej dot.

“Isha te Sampdoria për dy vite. Isha pjesë e një projekti që nuk duhej ta lija. Pastaj jetoja mirë. Kisha shumë miq te Sampdoria, diell, plazh, ushqeheshim mirë. Milanin e Berluskonit i shikonim me admirim. Nëse ke rënë në dashuri me një vajzë dhe dikush tjetër të kalon pranë, ti reziston. Në fakt, nuk nëse është krahasimi i duhur, ndonjëherë nuk kam rezistuar shumë. Isha shumë i dhënë pas Sampdorias”, tregoi ish-sulmuesi italian, i cili para pak muajsh kaloi me sukses kancerin në pankreas.

VIALI

Related posts

(VIDEO) Sevilla kalon përsëri në avantazh, shënon me penallti

Q.Autor

HABITEN mjekët e PSG-së që u morën me Ramosin 5 orë: Fizikisht është si një 25 vjeçar

Delo.autor

“DJALLI” SYNON TITULLIN E SERIE A/ Janar makthi për Milan-in, por ka një dritë të “pasur” në fund të tunelit

Delo.autor

Leave a Comment