Futboll Kategoria Superiore Sport

DILEMA PËR TË ARDHMEN/ Futbollisti gjerman bëhet çështje tek Vllaznia

Kristofer Mandiangu nuk luajti as kundër Vllaznisë U-21. Sulmuesi me pasaportë gjermane duket sikur ka ardhur për të pushuar në Shkodër. Ai ishte i padisponueshëm në këtë test dhe shkak mbetet ende ai dëmtim i largët që ka pësuar në miqësoren me Teutën.

mandiangu

Sulmuesi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në stol, por nuk mori asnjë minutë. Dilemat për të ardhmen e tij sa vijnë e shtohen dhe nuk mund të thuhet me siguri se sa kohë kërkon rikuperimi. Që pasi u largua braziliani Kasius Vinicius, drejtuesit janë munduar që të prishin kontratën edhe me Mandiangun. E megjithatë, nuk ia kanë dalë. Lojtari që erdhi me shumë bujë te kuqeblutë, është parë më tepër në infermieri sesa në fushë.

Related posts

“U GODIT NË KOKË NGA NJË TOP”/ Kush tha që puna e gazetarëve sportivë nuk ka rrezik?! (VIDEO)

F.autor

Grekët bllokojnë Durmishajn/ Nuk vjen as Balliu. Ja kë fton Panuçi tek Shqipëria

Isa.Autor

VIDEOLAJM/ Shevchenko i shkon pranë vdekjes, raketat i kalojnë afër trenit ku ndodhej ukrainasi

F.autor

Leave a Comment