Bundesliga Futboll Sport

DOUGLAS COSTA ZIHET NGUSHT/ Sulmuesi tregon dallimin ndërmjet Ronaldos dhe Lewandowskit

Douglas Costa u huazua nga skuadra e Juventusit drejt Bayern Munchenit. Sulmuesi dëshironte prej kohësh të rikthehej në Gjermani dhe më në fund u rikthye në ish-ekipin e tij.

I pyetur nga Sport Bild, Costa ka treguar se donte prej kohësh të rikthehej. “Unë doja të kthehesha te Bayern Munchen para shumë kohës, jam shumë i lumtur këtu.

“Unë kam patur kontakte gjithmonë me ish-shokët e mi të ekipit si Manuel Neuer, Jérôme Boateng, Thomas Müller, Joshua Kimmich dhe nuk kam humbur kurrë kontaktet me të.

“Kisha shumë oferta para se iu bashkova Juventusit. Zgjodha ‘Zonjën e Vjetër’ sepse doja të fitoja Champions Leaguen me italianët. Kam patur fatin që të luaja me kampionë të mëdhenj si Neymar te Brazili dhe Ronaldon te Juventusi. Tani luaj me Lewandowskin, më të mirin në Europë. Nëse shohim numrat, Ronaldo është më lart”, – tha ai.

Related posts

FOTOT/ “Armiku” sfidon Realin, mediat kapen pas Felix. Modric-Kroos dy të paprekshëm

F.autor

Inter dhe Lazio ndahen barazim, spektakli u zhvillua nga.. portierët!

Q.Autor

LIVE/ Starton ndeshja Champions Dortmund-Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment