Futboll Seria A Sport

“E VËSHTIRË TË MARKOSH DZEKON, POR MËSON SHUMË”/ Mbrojtësi Kumbulla: Pedro dhe Smalling na motivojnë

Marash Kumbulla po kthehet në një lojtar të rëndësishëm te Roma. Mbrojtësi shqiptar është përshtatur menjëherë me skuadrën verdhekuqe. Në prag të sfidës me Beneventon ditën e diel, 20-vjeçari foli për “Sky Sport” rreth klimës në kampin kryeqytetas dhe shokët e skuadrës.

Ai shtoi se markimi i sulmuesit veteran Edin Xheko e ndihmon të mësojë shumë.

“Klima në skuadër – Ka shumë harmoni këtu. Na pëlqen të qeshim dhe të bëjmë shaka, por jemi gjithmonë të përqëndruar te puna. Kemi një grup të lidhur fort dhe frymën e duhur  kolektive. Pronarët Fredkin? Ata qëndrojnë vazhdimisht këtu. I shikojmë thuajse çdo ditë. Më kanë lënë një përshtypje shumë të mirë.

Objektivat – Synimi jonë është të japin gjithmonë më të mirën në fushë, nuk duhet ta kufizojmë veten. Të bëjmë maksimumin dhe pastaj të shikojmë se ku do të shkojmë.

Edin Xheko – Është e vështirë ta markosh atë, por duke u stërvitur me të të ndihmon të përmirësohesh shumë. Ai gjithmonë stërvitet maksimalisht dhe është një shembull për të gjithë ne. Ai është kapiteni ynë. Jam i sigurtë që ai do të bëjë mirë në ndeshjet e ardhshme.

Pedro dhe Smolling – Ata të dy na japin shumë motivim. Kanë një përvojë të jashtëzakonshme. Jam i bindur se do të bëjmë mirë duke ndjekur ata”, u shpreh futbollisti i Romës dhe Shqipërisë Marash Kumbulla.

Related posts

Stërvitja e veçantë e Suedisë, zbulohet “sekreti” i suksesit të ekipit skandinav (VIDEO)

Sadik.Autor

BETEJA E VITIT/ Partizani me mbrojtje spanjolle për çështjen “Çinari”

Delo.autor

ISH-SULMUESI I REALIT NUK NDALET/ Ylli Adebayor merr vendim e papritur në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment