Futboll Kategoria Superiore Sport

“ELIMINIMI NË EUROPË DO TË MBETET PLAGË GJITHË JETËN”/ Trajneri Cungu: Situatë e vështirë, por duhet të sakrifikojmë

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, është shprehur se eliminimi nga Hapoel Ber Sheva në raundin kualifikues në Ligën e Europës, është një plagë që do e shoqërojë atë gjithë jetën. Në një prononcim të dhënë për emisionin e moderatores, Lei Kraja, “Sport Time”, Cungu është shprehur se situata e krijuar nuk është aspak e lehtë, por shton më tej se për të mirën e futbollit duhen edhe sakrifica.

“Nuk është e lehtë të punosh në kushte të tilla, për të motivosh futbollistët apo të punosh në stërvitje. Edhe sezoni i kaluar nuk ishte i zakonshëm. Ne që morëm pjesë në Europë, mund të ishim në formë shumë të mirë për kampionatin. Megjithatë duhet të sakrifikojmë, kur bëhet fjalë për të mirën e futbollit. Nuk preferoj të flas me fjalë të mëdha, llogaritë bëhen në fushë,. Klubi ka investuar shumë, në të gjithë presim një Laç tjetër, më konkurrues dhe më të fortë, për sa i përket rezultateve. Për titullin na vjen natyrshëm. Sezonin e kaluar ishim shumë mirë dhe bëmë paraqitje dinjitoze ne Europë.

Objektivi im është ndeshja e parë dhe të shikojmë njëra pas tjetrës. Nuk e kam problem presionin, pasi vetë jeta është presion. Kur vijnë shumë lojtarë, është normale që iu duhet kohë për tu futur në mekanizmat e skuadrës. Besoj se jemi në rrugën e duhur, lojtarëve të rinj i duhet më shumë kohë të jemi realist. Riavlët? Nuk mund të them emra, por mendoj se ato që ishin në Europë do të jenë përsëri konkurruese. Vllaznia është përmirësuar nga sezoni i kaluar. Apolonia është me djem të rinj, që do kërkojnë të shkëlqejnë për të dalë në skenë. Mendoj se ekipet që ishin në Europë, do jenë rivalë për titull.

Eliminimi nga Europa? Koha është ilaçi më i mirë. Do ë mbetet një moment i hidhur në gjithë karrierën. Ishin shumë afër kualifikimit, madje deri në minutat e fundit ishin ne të kualifikuar, por fati nuk ishte me ne. Kjo i ka ndodhur edhe ekipeve të mëdha. Nuk do e harroj kurrë atë moment.”, u shpreh Cungu.

Related posts

Shiti Palmierin te Chelsea, Roma merr Jonathan Silvan nga Benfica

Q.Autor

Kontrolle mjekësore për Strakoshën, në dyshim për Dinamon e Kievit

Q.Autor

SKANDALI/ PËRDHUNOI MINORENEN: Ja kur pritet të kthehet në fushë lojtari i njohur

Isa.Autor

Leave a Comment