Futboll Ligue 1 Sport

FEDERATA FAL NEYMAR/ Vieira shpërthen: Janë gjëra të papranueshme

Ka shkaktuar shumë befasi vendimi i Federatës Franceze të Futbollit për të mos ndëshkuar episodin mes Neymar dhe Alvaro Gonzalez gjatë ndeshjes së luajtur mes PSG dhe Marseille.

Dy lojtarët duket se janë fyer me shprehje raciste. Por asnjë ndëshkim nuk është marrë kundrejt dy futbollistëve, të cilët janë shpallur të dy “të pafajshëm”.

Një vendim që nuk është gëlltitur nga trajneri i Nice, Patrick Vieira, i cili ka shprehur mendimin e tij në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes kundër Nantes.

“Ajo që më shqetëson në këtë çështje është se flasim për racizëm dhe për gjëra që nuk mund t’i pranojmë”, ka thënë francezi.

“Më shqetëson fakti që nuk ka ndëshkime për gjëra të tilla. Nga njëra anë ose nga tjetra duhet të ketë ndëshkime sepse po flasim për racizëm. Janë gjëra të papranueshme”.

Related posts

Deschamps i EKZALTUAR/ Ja çfarë thotë trajneri i Francës pasi eliminoi Belgjikën

Isa.Autor

TRANSFERIMI I BUJSHËM/ Rroca flet si kuksian: Dua titullin dhe një kampionat më të fortë

Delo.autor

Pesha e lehtë, Lomachenko sfidon Linares për titullin kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment