Futboll Seria A Sport

GJIMSHITI TITULLAR NDAJ AJAX/ Trajneri Gasperini: Është model

“Pa dyshim që pasi e nisëm me një fitore në transfertë, bazat janë të mira, por është një grup i vështirë, me skuadra të forta si Liverpuli dhe Ajaksi. Kundër holandezëve është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare, duhet të luajmë shumë mirë. Ajaksi po kalon një moment të shkëlqyer”.

Kështu, Xhan Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, në vigjilje të ndeshjes me “Harkëtarët”, bëhet gati për ndeshjen e dytë të grupit në Champions në debutimin në stadiumin e ri “Gewiss” në Europë, pasi mundi 4-0 në Danimarkë Midtjylandin në javën e parë. Trajneri italian i rikthehet humbjes me Sampdorian:

“Na erdhi keq që humbëm, shpresonim në një rezultat të ndryshëm, por skuadra bëri pjesën e saj. Ndonjëherë ndodhin këta hapa falsë, por nuk pashë një skuadër në vështirësi. Luajtëm shumë dhe krijuam pak, meritë edhe e kundërshtarit. Duhet t’ia njohim.

Kundër Ajaksit është e qartë që do jetë një tjetër ndeshje, sepse ndaj Sampit duhet të kalonim një skuadër të mbyllur. Holandezët sulmojnë me shumë vetë, duhet të tregohemi të zotë. Nga pikëpamja taktike jemi dy ekipe të ndryshme. Ata janë një laborator. Ajaksi për mua ka qenë gjithnjë një model, por ne jemi të organizuar në mënyra të ndryshme”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nainggolan gati të largohet nga Interi, por fillimisht “zikaltërit” duhet ta paguajnë

Delo.autor

STATISTIKAT/ Uzuni i papërmbajtshëm, ja sa kanë shënuar bomberat kuqezi në 2021

Delo.autor

POZAT “E NXEHTA”/ Tifozja e veçantë e frymëzon Milanin para nisjes së kampionatit

F.autor

Leave a Comment