Futboll Premier League Sport

HUMBJE DRAMATIKE NË “OLD TRAFORD”/ Tottenham çon në “ferr” Manchester United me goleadë

4 tetor 2020 do të jetë një ditë që do të mbahet mend gjatë për tifozët e Mançester Junajtid, por si “ditë zie”. “Djajtë e Kuq” u turpëruan në shtëpi me rezultatin katastrofik 1-6 nga Totenhemi. Ekipi i Ole Gunar Solskjaer preku sot fundin në epokën e tij.
EjgFKcrXkAcDt4J

Supersfida nisi në mënyrë spektakolare teksa u realizuan 3 gola për 7 minuta. Fillimisht vendasit e Solskjaer kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të me anë të Bruno Fernandesh, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që “spërsat” e Zhoze Murinjos, përmbysin gjithçka në minutat 4 dhe 7 me anë të Ndombele dhe Son.
Dalja me kartonin e kuq të sulmuesit të Mançester Junajtid Antuan Marsial i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Ole Gunar Solskjaerit teksa pësoi dhe dy gola të tjerë me Herri Kein (31′) dhe Son (37′).

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkupi bën detyrën, triumf ndaj Rabotnickit për kreun e kampionatit

Delo.autor

SUPERIORJA NË TRE DITË/ Spikat Partizani-Teuta, zbulohet axhenda e javës së 10

Delo.autor

Mourinho bën lëvizjen e papritur, do jetë në Botërorin e Rusisë

Q.Autor

Leave a Comment