Futboll Shqipëri Sport

KISHTE TEMPERATURË TË LARTË/ Ish-ylli i Partizanit përfundon në spital pas infektimit me COVID-19

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi në botën e futbollit. Ish-ylli i Partizanit, Kaleb Ekuban është i infektuari i radhës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk, nëpërmjet një deklarate zyrtare. Ekuban u  infektuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e Ganës. Për shkak të temperaturës ishte dërguar me urgjencë në spital.

“Pasi futbollisti ynë, Kaleb Ekuban, u kthye nga grumbullimi i kombëtares së Ganës më 13 tetor, u mësua se shoku i tij i dhomës në grumbullim ishte pozitiv me COVID-19. Lojtari ynë, i cili ishte izoluar për shkak se kishte qenë në kontakt me një të infektuar. Ai u trajtua në spital për faktin se kishte temperaturë të lartë. Dy testet e para të bëra dolën negativë. Futbollisti ynë, i cili doli pozitiv me 17 tetor, u dërgua më pas në izolim në shtëpi e tij, ku edhe po trajtohet”, shkruhet në komunikatën zyrtare të Trabzonsporit.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes rikthehet protagoniste, Bottas e Hamilton dominojnë në Francë

Delo.autor

DERBI TORINEZ/ Maxi Lopez paralajmëron Juventus-in: Nuk mund ta bëjë një gjë të tillë

Delo.autor

BORXHET E SHUMTA DETYROJNË INTERIN T´I FIKSOJNË ÇMIMIN LUKAKUT/ Ja sa kushton gjiganti belg

Delo.autor

Leave a Comment