Futboll La Liga Sport

LEVANTE-REAL MADRID/ Zidane me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Real Madridi do të luajë ndeshjen e radhës kundër Levantes prej orës 16:00. Kampionët nuk kanë bindur në këto javë të para, por kanë fituar pikët, ata që janë më të rëndësishme.

Ka ndryshime në formacionin titullar, pasi Courtois luan nga minuta e parë. Ramos dhe Varane në qendër, ndërsa Nacho si titullar në krah të djathtë. Mendy mbetet titullari në krahun e majtë duke fituar përfundimisht duelin me Marcelon.

Modric, Casemiro dhe Valverde do të luajnë në mesfushë, pasi Kroos është i dëmtuar. Asensio rikthehet si titullar, ashtu si Vinicius Junior që do të jenë në mbështetje të Benzemasë. Trajneri francez duket se ka humbur besimin te Odegaard që nuk po e aktivizon nga minuta e parë që prej dy ndeshjeve të para. E njëjta situatë dhe me Luka Jovicin.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

TRAJNERI I RI I LAÇIT/ Kurbinasit zgjedhin teknikun e njohur me eksperiencë

Isa.Autor

Jo vetëm Ozil, Juve interesohet edhe për yllin e Tottenham

Q.Autor

Vallëzimi provokues i një lojtari para se të shënonte solli dhunë në Brazil (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment