Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL MERR GODITJEN E RËNDË/ Mbrojtësi Van Dijk mbyll sezonin, ja sa do të mungojë…

Virxhil Van Dajk pësoi një dëmtim të rëndë ditën e djeshme, në derbin mes Evertonit dhe Liverpulit. Në minutën e 13’, portieri i Evertonit, Pikford në tentativë për të larguar topin, bën një ndërhyrje horror ndaj Van Dajk, që e detyron këtë të fundit të largohet nga fusha i lënduar.

Që në pamje të parë dukej se do të kishte një dëmtim i rëndë, teksa kjo është konfirmuar së fundmi nga mediat angleze.

Mbrojtësi thuhet se ka këputur ligamentin e këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 7-8 muaj, deri në rikuperimin e tij të plotë. Në këtë mënyrë praktikisht sezoni mund të quhet i mbyllur për mbrojtësin holandez, rikthimi i të cilit mendohet të jetë në fund të majit ose qershorit të vitit tjetër.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike, shifër alarmante

Delo.autor

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ “El Chiringuito”: Ja si Inter po tenton të bindë “Jashtëtokësorin”! (VIDEO)

Delo.autor

ALARM TOTAL TEK FRANCA/ Dy titullarë të tjerë të infektuar me “virusin e gamiles”

F.autor

Leave a Comment