Futboll Seria A Sport

“LUANI I ARTË”/ Igli Tare nuk ndalet, “rrëmben” një tjetër çmim prestigjioz në Itali

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare. Vlonjati u nderua ditën e sotme me çmimin prestigjioz, “Launi i Artë”, në ceremoninë e mbajtur në qytetin e Venecias.

Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm. “Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954 në qytetin italian të Venecias, ku jepet çmimi.

Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.

TARE

Ky është dhe rasti i Igli Tares, i cili pas një karriere të gjatë në fushën e gjelbër, prej shume vitesh drejton klubin sportiv te Lacio. Gjithashtu personazhet e tjerë të vlerësuar nga bota e sporti ishin edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi si dhe trajneri aktual i Atalantës, Xhanpiero Gasperini.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Kondogbia NUK do të luaj më me Francën, ja kombëtarja e re…

Isa.Autor

TRAGJIKE/ Shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit, një i vdekur dhe një i plagosur

F.autor

“NUK DUA TA SHOH MË KËTË FANELË, DO TA SHES”/ Galiardini kërkon të lajë “mëkatin” e ndeshjes me Sassuolon

Delo.autor

Leave a Comment