Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI MAROKEN PO SHKËLQEN TEK INTER/ Real Madrid do Hakimin mbrapsht. Ja shkëmbimi i mundshëm…

Achraf Hakimi, në pak ndeshje, është kthyer në një nga pikat e forta të Inter-it të Antonio Conte-s.

Lojtari maroken ka treguar të gjithë cilësitë e tija në fazën mbrojtëse dhe në atë sulmuese.

Paraqitje që mund të mos kalojnë pa u vënë re në shtëpinë e Real Madrid, klubi që e ka shitur pikërisht te zikaltrit.

Los Blancos mund të vihen në lëvizje për ish-lojtarin e Borussia Dortmund-it dhe mund t’u ofrojnë milanezëve një shkëmbim surprizë.

Madrilenët, në fakt, do të ishin të gatshëm të sakrifikonin Toni Kroos, një lojtar që ndiqet prej kohësh nga Beppe Marotta.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për hipoteza, por emergjenca në krahun e djathtë të mbrojtjes të Real-it mund t’i hapë rrugën shumë mundësive.

Related posts

FITOI MEDALJE ARI ME REKORD OLIMPIK, POR NUK FESTON/ Notari Milak: M’u grisën mbathjet

Delo.autor

YLLI BELG BËN MBROJTËSIN PËR SHAKHTAR/ Shikoni si i mohoi Interit golin dhe i eliminoi nga Champions (VIDEO)

Delo.autor

4 MUAJ TRAJNER VETËM 3 FITORE/ Humbja ndaj Southampton, Ish-kampioni i Anglisë drejt shkarkimit

Delo.autor

Leave a Comment