Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juventus gati 40 milionë euro për yllin e gjigantëve spanjoll…

Humbja e pësuar në shtëpi kundër Barcelona-s nuk e komplikon ecurinë e Juventus në Champions League (edhe për shkak të barazimit mes Dinamos së Kievit dhe Ferencvaros), por hap gjithsesi krizën e parë në shtëpinë e bardhezinjve.

Në bankën e të akuzuarve ka përfunduar trajneri Andrea Pirlo për zgjedhjet e tij, por edhe ata (presidenti Agnelli) që kanë vendosur t’ia besojnë stolin një tekniku pa asnjë eksperiencë.

Nuk ka shpëtuar as Fabio Paratici, i kritikuar se nuk e ka përforcuar sa duhet skuadrën në merkaton e verës.

Pa Cristiano Ronaldo-n, i ndalur nga Covid-19, dhe me një Dybala larg formës më të mirë, Juventus ka treguar të gjitha limitet në ndeshjet e barazuar me Crotone-n dhe Verona-n, dhe në humbjen e pësuar kundër Barçës në Champions.

Në janar mund të ketë të reja. Sipas Don balon, bardhezinjtë duket se janë të gatshëm të mbyllin marrëveshjen me Real Madrid për Isco-n, i cili do të preferonte të transferohej në Torino në vend që të shkonte tek Everton dhe Sevilla.

“Zonja e Vjetër” do të ishte e gatshme të bënte një ofertë prej 40 milionë eurosh, që Real Madrid duket se do ta pranojë. Një përforcim i rëndësishëm për Pirlo-n, nëse do të rezistojë deri në janar…

Related posts

I JEP FUND SERISË SË BARAZIMEVE/ Tirana mposht me përmbysje Kastriotin dhe ngjiten në vendin e pestë

Delo.autor

KOMBËTARJA NË SUEDI/ Ja si duket hoteli luksoz ku janë akomoduar kuqezinjtë në Gllasgou (FOTO)

Isa.Autor

BROJA, “ÇELSI” PËR TË SJELLË OSIMHEN/ Blutë e Londrës po mendojnë të përdorin sulmuesin 20-vjeçar

F.autor

Leave a Comment