Futboll Shqipëri Sport

“NË KOMBËTARE DUKET SIKUR NUK KA ENTUZIAZËM MES FUTBOLLISTËVE”/ Ish-sulmuesi Bogdani: Ja çfarë duhet për të bindur

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani është kundër bojkotit dhe uron që kësaj situate t’i jepet zgjidhje sa më shpejt. Në një lidhje live nga Italia për emisionin “Sport Time” të moderatores Lei Kraja, Bogdani u shpreh:

BOJKOTI – Duhet t’i jepet zgjidhje sa më shpejt. Njerëzit duhet ta shijojnë sportin. Ditët që po kalojnë janë në dëm të sportistëve. 3 ndeshje në 1 javë, i dëmtojnë futbollistët. Jemi në një situatë të vështirë, duhet t’i jepet një zgjidhje sa më shpejt. Të dy palët kanë të drejtë, por duhet të ulen në tavolinë dhe të gjejnë një zgjidhje.

Futbollistët duhet të kenë gjendjen optimale për t’i shërbyer edhe ekipeve Kombëtare. Te kërkesat ka gjëra pozitive që duhen bërë. Ligjet për sponsorizimin ndihmojnë futbollin dhe sportistët. Edhe shteti ka pak të drejtë, edhe futbollistët si gjithë njerëzit e tjerë duhet të paguajnë taksa. Njerëzit kanë nevojë të shikojnë futboll”, u shpreh fillimisht Bogdani.

KOMBËTARJA- “Nuk duhet vënë fajin sulmuesit. Në këto 3 ndeshje, Kombëtarja nuk ka bindur në lojë dhe rezultate. Duket sikur nuk ka entuziazëm mes futbollistëve. Kemi ekip më të mirë në letër se këto 3 ekipe. Në fushë nuk kemi parë lojën që presim. Me 2 sulmues nuk ndihmojmë shumë njëri-tjetrin. Në sulm luajmë në mënyrë individuale, se sa si repart. Duhet luftë sportive dhe bindje. Futbollistët të binden që janë lojtarë më të mirë se kundërshtarët. Nuk kemi bindje dhe entuziazëm, kjo gjë reflektohet dhe në fushën e lojës. Lojtarët janë në moshë ideale për ekipin Kombëtar, siç është Cikalleshi, Sadiku, Balaj. Duhet të formohet dhe konkurrenca, pavarësisht formës. Kush të jetë më i mirë të luajë. Këtë gjë nuk po e shikoj te Reja. Nuk është se ndryshimet i kanë bërë mirë Kombëtares.

bandicam 2020-10-12 15-28-23-091

Kemi lojtarë shumë të mirë, që Kazakistani, Bjellorusia dhe Lituani, nuk i kanë. Duhet të dimë objektivat, pasi janë shumë të rëndësishme. Me intervistat e trajnerit dhe lojtarëve, shikoj që vendoset objektiv vendi i parë, më pas fillojmë jo do rinovojmë skuadrën. Për mendimin tim i kemi mundësitë që të dalim në vendin e parë. Nuk e kam parë skuadrën që të luajë në nivelin e lojtarëve që ka. Te Kombëtarja kemi lojtarë rreth të 30-ve që kanë formë të mirë.

Nuk mund të themi që s’bëjnë. Lojtarët e rinj duhet t’i ingranojmë dalë nga dalë. Te ekipi Kombëtar, duhen rezultate. Në 4 raste duhet të bëhen 3 gola. Duhet përqendrim dhe rezultate. Broja dhe Kallaku më pëlqyen. E mira ishte që Broja dhe Kallaku të ishin alternativa të lojtarëve me eksperiencë. Kështu rriten. Ndryshe është Kumbulla, që luan te Roma dhe është alternativë e parë”, përfundoi Bogdani.

Related posts

NJË MUAJ NGA STARTI I SEZONIT TË RI/ Në Itali merret vendimi i madh, tifozët në stadiume vetëm me një kusht

Delo.autor

Kampioni i botës bëhet objektivi kryesor i Chelsea për mesfushën

Sadik.Autor

SPEZIA-INTER/ Gafë e pafalshme nga Handanovic, sulmuesi Faria ndëshkon “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment