Futboll Premier League Sport

NJË BEFASI PËR MILAN/ Liverpool ofron 30 milionë për të “rrëmbyer” mbrojtësin…

Në shtëpinë e Milan-it ka akoma entuziazëm për fitoren e arritur në derbin kundër Inter-it falë një dygolëshi të Zlatan Ibrahimovic.

Një rezultat ky që e konfirmon skuadrën e Pioli-t në krye të renditjes virtuale të këtij viti dhe të saj aktuale të kampionatit të Serisë A.

Objektivi vend i katërt që vlen kualifikimin në Champions League-n e ardhshme nuk duket më i paarritshëm ndonjë tifoz ëndërron diçka më shumë, veçanërisht nëse në janar do të vinin përforcime të tjera nga merkato.

Në këtë aspekt, reparti që ka më shumë nevojë për ndërhyrje është ai i mbrojtjes dhe në krye të listës së Maldini-t është një emër.

I kërkuar për një kohë të gjatë në merkaton e verës, Ozan Kabak mbetet objektivi kryesor i kuqezinjve për janarin. Megjithatë, para se të hidhet në sulm të 20-vjeçarit, Milan do të duhet të shesë Musacchio-n.

Por, në të vërtetë, pengesa e vërtetë është Liverpool-i. Për shkak të dëmtimit serioz të Van Dijk, “Të Kuqtë” kanë nevojë për një qendërmbrojtës të ri.

Pasi janë konsideruar të larta kërkesat e Sevilla-s për Kounde dhe Carlos, sipas portalit todofichajes.com, trajneri gjerman Klopp ka vendosur të kthejë sytë pikërisht nga Kabak.

Për t’ia marrë Schalke-s, Liverpool duket se ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh që mund të realizohet me një këmbim. Një befasi e vërtetë për milanezët.

Related posts

“JAM RIKTHYER”/ Ikardi rihap Instagramin dhe shuan dyshimet mbi Uandën: Boll me aludime, e mbylla se…

Delo.autor

“TELENOVELA” E KLUBIT ARGJENTINAS/ River Plate refuzon të luajë në “Bernabeu”

Isa.Autor

Fabregas formon një ekip yjesh për t’u përballur me Argjentinën

Sadik.Autor

Leave a Comment