Bundesliga Futboll Sport

“NUK NA JANË BLLOKUAR KËMBËT”/ Muller e merr me ironi: Kush e di sa kundërshtarë do të kemi nervozuar…

Tomas Myler njihet për karakterin e tij pak satirik dhe normalisht që pas një 90-minutëshi për infarkt kundër Hertës së Berlinit, për 30- vjeçarin ishte më se e pranueshme që të shkaktonte edhe disa të qeshura, për mikrofonat e gazetarëve.

“Kush e di se sa shumë prej kundërshtarëve tanë do të jenë nervozuar, në momentin që shënuam golin e 4-3. As nuk dua ta mendoj se çfarë mund të kenë bërë në ato momente, – bën hyrjen e tij 31-vjeçari, duke qeshur përpara mikrofonave.

– Pavarësisht shakave, fakt është që nuk mund të jemi shumë të lumtur me mënyrën se si kemi mbrojtur, ndaj Hertës. Nuk mund të bazojmë, apo të përdorim gjithmonë anën taktike, ndonëse skema apo ndonjë situatë të caktuar, për të shpresuar se në fund do të mund ta dalim me tri pikë.

Çështje është se në ndeshjet e fundit kemi pësuar shumë gola dhe kjo tregon që diçka brenda nesh nuk po shkon siç duhet. Ka një bllokim, nga i cili duhet të dalim sa më shpejt, pasi nuk mund të luajmë gjithmonë në maksimum, deri në sekondën e fundit, siç ndodh ndaj Hertës.

joachim-low-and-thomas-muller-croppedy8nwpl85jj1s19d4sh1ygy2xtjpg

Bajerni po vuan fizikisht? Dy finalet ndaj Borusias së Dortmundit dhe Sevijes, për dy Superkupat që sollëm në shtëpi, treguam se ky Bajern nuk i gabon finalet, edhe kur është i detyruar që të vuajë. Madje, mund të them se bllokimi ynë nuk është fizik.

Nuk na janë bllokuar këmbët, por mendoj se është çështje koke. Fakti që kemi luajtur shumë shpesh së fundmi, mund të na ketë lodhur disi nga aspekti psikologjik, por tani do të kemi pak ditë pushim përpara për t’u çliruar dhe për të rikuperuar edhe forcat fizike. Kundër Hertës ishte një ndeshje e çmendur, dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë dhe nuk do ta fitonim kurrë. Por edhe atëherë kur gjithçka dukej se shkoi keq, arritëm të bëjmë çmendurinë e radhës dhe mendoj se i merituam tri pikët”, u shpreh Tomas Myler.

Related posts

Ndizet Superioria, “luftë” për Europën dhe mbijetesën

Sadik.Autor

LARGOHET NGA ATLETICO NË FUND TË SEZONIT/ Ja shifra e çmendur që Godin refuzoi ofertën e Interit

Delo.autor

Tension i lartë te Milan-i, “fluturojnë” karriget…

Q.Autor

Leave a Comment