Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI I DAJËS/ Bardhi dhe Idrizaj më të aktivizuarit. Shënojnë të gjithë sulmuesit

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja Partizani po zhvillon periudhën më të gjatë përgatitore në prag të fillimit të sezonit. Të kuqtë i kanë nisur përgatitjet më 12 gusht dhe për shkak të bojkotit stafi ka pasur kohën e mjaftueshme për të bërë eksperimentet e mundshme me Partizanin, që e ka grupin e limituar nga bllokimi i merkatos. Në kuadër të këtyre përgatitjeve 11- javore skuadra ka zhvilluar 14 ndeshje miqësore. Nga këto teste, të kuqtë kanë fituar 6 herë, kanë barazuar në 6 takime dhe janë mundur në 2 raste. 19 janë golat e shënuar dhe 12 të pësuar. Në pjesën e parë të periudhës stërvitore trajneri është marrë me gjetjen e lojtarëve që mund t’i përdorë në role të reja, kryesisht në fazën mbrojtëse, ku është boshllëku më i madh.

Më vonë theksi u vu te përshtatja dhe perfeksionimi i lojtarëve në rolet e reja, si dhe harmonizimi i grupit me idetë që ka trajneri i ri për stilin e lojës. Duke parë skedat e 14 ndeshjeve miqësore del që lojtari më i aktivizuar është mbrojtësi Hektor Idrizaj, i cili ka munguar vetën në testin e fundit ndaj Partizani B për shkak të një viroze.

Më pas kemi Jurgen Bardhin, që me Dajën pritet të “rilindë”, pasi trajneri po e aktivizon 22-vjeçarin në rolin e tij të preferuar, i tërhequr në mesfushë. Bardhi ka qenë titullar në 11 ndeshje, në dy raste ka hyrë si zëvendësues dhe ka munguar vetëm në një takim për shkak të një lëndimi. Nëse për mbrojtësit aktivizimi është si me detyrim, pasi “laj-thaj” vetëm 4 janë mbrojtës tipik, te rasti i Bardhit shikohet besimi që ka trajneri për lojtarin, i cili në sezonet e fundit ka luajtur në majë të sulmit, që nuk i ka shkuar përshtat. Edhe Solomon e Broja hyjnë te grupi i më të aktivizuarve, kjo edhe për meritë të gjendjes së tyre dhe besimit të trajnerit. Portieri Alban Hoxha mendohet titullar i padiskutuar, por në disa miqësore ka munguar për shkak të angazhimeve që ka pasur në dy periudha me Kombëtaren.

GOLAT NGA SULMUESIT – Trajneri Ilir Daja një theks të veçantë në stërvitje i ka kushtuar edhe punës me repartin ofensiv, pasi vjet sulmuesit kanë pasur probleme me finalizimin. Duket se dora e Dajës ka dhënë efekt te sulmuesit e kuq, pasi thuajse të gjithë e kanë gjetur rrugën e rrjetës, ku bie në sy edhe një afrimet nga të rinjtë, 18-vjeçari Franc Marinaj. Lukas Kardozo dhe Theofilus Solomon janë golashënuesit më të mirë në këto 14 miqësore, me nga 3 gola. Pas tyre vijnë Tedi Cara, Kevin Llanaj dhe Franc Marinaj me nga dy gola. Në një rast kanë shënuar edhe Bardhi, Çinari dhe Braun.

Related posts

TRONDITËSE/ U godit me thikë gjatë një vjedhjeje, ish-futbollisti i Liverpool përfundon në spital

Delo.autor

GJESTI PROVOKUES/ Futbollisti i Milan e tepron pas derbit, mund të ndëshkohet me një ndeshje

Delo.autor

Barça kërkon fitoren e radhës, Real do hakmarrje, “Nëndetësja” kërcënon Atletico-n

Q.Autor

Leave a Comment