Futboll La Liga Sport

RILINDJA E YLLIT BRAZILIAN/ Koeman shpjegon si e ndryshoi rrënjësisht Coutinho

Philippe Coutinho është një nga emrat e duhur të këtij fillimi të sezonit te Barça. Ai ishte më i miri në “Balaídos”, ka pësuar ndryshim si në qëndrimin dhe personalitetin e tij në fushë. Pra, ka rikuperuar një pjesë të mirë të iluzionit të humbur brenda Barcelonës, gjatë eksperiencës së parë aty, para huazimit te bavarezët.

Braziliani tashmë është duke buzëqeshur, nuk fshihet kur bëhet fjalë për të mbajtur peshën në fazën sulmuese, ndihet mjaft i sigurt për t’i përfunduar shumë aksione vetë, ka shkëndija të qarta dhe jep pasimin e fundit, që vetëm disa të përzgjedhur janë të aftë ta bëjnë. Është e pashmangshme të mendosh se Ronald Koeman është meritor për këtë.

Trajneri i Barcelonës u pyet për këtë në konferencën për shtyp dhe nënvizoi me sinqeritet: Është një pyetje e mirë, që ka një përgjigje shumë të lehtë. Coutinho ka shumë cilësi, është një lojtar fantastik. Ai ka mësuar shumë në Angli, gjithashtu te Bayerni. Roli im si trajner është gjithashtu ky, për t’i vendosur lojtarët në vendet e tyre dhe për t’i shfrytëzuar sa më mirë potencialet që kanë. Gjithçka fillon këtu. Ai ka më shumë besim. Por, çelësi për gjithçka është cilësia e vetë lojtarit”.

Related posts

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Juventus ka vendosur, merret vendimi për trajnerin Sarri

Delo.autor

SFIDA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Klopp “emëron” trajnerin e ardhshëm të Manchester Unitedit

Delo.autor

Muhamed Salah bëhet “qytetar nderi” në vendin aziatik

Isa.Autor

Leave a Comment