Futboll Sport

SKANDALET TEK ANGLIA/ Kapiteni Kane u tërheq veshin shokëve: Tregohuni më të përgjegjshëm…

Herri Kejn dhe një numër lojtarësh të rëndësishëm të Anglisë kanë mbajtur një takim të skuadrës në qendrën stërvitore të kombëtares “St George’s Park” për të diskutuar rëndësinë e disiplinës pas një sërë shkeljesh që futbollistët e “Tre Luanëve” kanë bërë këto kohët e fundit.

Temi Abraham, Xhejdën Sanço dhe Ben Çiluell vazhdojnë të mungojnë në grumbullimin e skuadrës pasi thyen rregullat e sigurisë “anti-COVID”, duke qenë të pranishëm në një festë në apartamentin e sulmuesit të Çelsit mbrëmjen e së shtunës.

Një incident i tillë erdhi pasi Mejson Grinud dhe Fill Foden u dërguan në shtëpi nga Islanda, sepse thyen rregullat e karantinës në hotel, duke ftuar dy vajza vendëse me të cilat kaluan natën. Trajneri Garet Sauthgejt është tërbuar nga sjellja e papërgjegjshme e futbollistëve të tij dhe e ka mirëpritur takimin e drejtuar nga kapiteni Herri Kejn të hënën, i cili u tërhoqi veshin shokëve të skuadrës që të tregohen më të përgjegjshëm në të ardhmen.

foden jones

Sauthgejt e ka nënvizuar gjithnjë rëndësinë e disiplinës për lojtarët e tij, të cilët duhet të kenë role model dhe ka thënë se pret nga ata që të japin një shembull në këtë periudhë pandemie që e ka vendosur vendin në një pozicion shumë të vështirë. Anglia do të zbresë sot në fushë në miqësoren kundër komshinjve të Uellsit në “Wembley” në orën 21:00. Gjithnjë në “Wembley”, “Tre Luanët” do të luajnë në Ligën e Kombeve kundër Belgjikës të dielën dhe Danimarkës të martën.

Related posts

Presidenti i Federatës Spanjolle: Largimi i Lopetegut i vështirë por jo deciziv

Sadik.Autor

DERBI/ Notat e lojtarëve Inter – Napoli, zhgënjen Hysaj (FOTO)

Q.Autor

NBA/ Giannis nuk mjafton, Spurs leksion Bucks, Denver “fluturon” me Jokic

Delo.autor

Leave a Comment