Futboll Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Jo vetëm rekorde, Italia e Mançinit luan në memorie

Rekordet dhe shifrat e Italisë së menaxhuar nga Roberto Mançini krijojnë përshtypje. Së pari fitoret radhazi, me parakalimin e dy herë kampionit të botës Vitorio Poco, më pas përqindjen e sukseseve në raport me ndeshjet e luajtura (një 68 % që e ngjit në vendin e parë mes gjithë trajnerëve “axurrë”), duke arritur deri te golat e realizuar: 2,41 për ndeshje (në shkallën më të lartë të podiumit mes përzgjedhësve pas luftës) dhe te numri i golashënuesve të ndryshëm (26), për një vend të katërt pas Pocos, Prandelit dhe Lipit, të cilët e kanë drejtuar Italinë për më shumë ndeshje.

Një shpjegim logjik ekziston. Mançini ka vendosur të synojë menjëherë te një lojë sulmuese, e bazuar te principet e pozicionimit në fazën e kontrollit të topit dhe tek agresiviteti në fazën mbrojtëse. Pasoja logjike janë shifrat që u takojnë fitoreve dhe golave të realizuar. Por akoma me shume mbi faktin se tashmë në radhët e Italisë shënojnë thuajse të gjithë. Kushdo që stërvitet në Koverçano, i përsërit edhe në fushë linjat drejtuese të kërkuara nga trajneri.

Skuadra kur ka topin, vendoset në fushë me rreshtimin 3-2-2-3 që kujton sistemin “W-M” të kohëve të vjetra: anësori mbrojtës i njërit krah avancon në linjë me qendërsulmuesin dhe sulmuesin e korsisë së kundërt, anësori i krahut tjetër afrohet drejt qendrës në zonën e fantazistit i shoqëruar nga një mesfushor që avancon. Tre mbrojtësit e tjerë qëndrojnë të tërhequr të ndihmuar, për daljen e topit nga gjysmëfusha, nga “regjisori” dhe nga mesfushori tjetër që zhvendoset në krahun e tij. Kur kundërshtari ka topin, mbrojnë me 4- 3-3 (ose 4-5-1 nëse tërhiqen anësorët). Manovra që janë mësuar me memorie nga skuadra.

Related posts

Valverde: Jemi me fat që kemi Messin, shfaqet gjithmonë në momentet e vështira

Delo.autor

Dopietë e Salihit nuk shërben, Neustadt ngec në shtëpi

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ Gazetari italian “thumbon”: CR7 pas eliminimit ishte “i tërbuar”…

Delo.autor

Leave a Comment