Futboll Kategoria Superiore Sport

SULMI NDAJ GAZETARES SHQIPTARE/ Tifozët e Tiranës llogari klubit: Mos bëni lojën e Metës, historia jonë s’ka asnjë lidhje me të

Tifozëria e skuadrës së Tiranës ka reaguar pas deklaratës së klubit në rrjetet sociale ku kishte zgjedhur të mbajë të njëjtën linjë me presidentin Ilir Meta i cili ditën e sotme ndërmori një sulm ndaj gazetës “TemA”.

Edhe pse drejtuesit e këtij klubi ishin të detyruar që t’i kthenin “respektin” kreut të shtetit lidhur me paligjshmërinë e bërë për të t’i dhënë pasaportë shqiptare futbollistit afrikan Winnful Cobbina, një pjesë e tifozërisë nuk është pajtuar me këtë qëndrim.

Pas denoncimit, zyra e kreut të shtetit për të zhvendosur vëmendjen e skandalit sajoi një ngjarje sikur gazeta “TemA” kishte cilësuar klubin si terrorist, lojë kjo e pasuar edhe nga zyrtarët e skuadrës së Tiranës.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar tifozërisë të cilët pasi kanë lexuar artikullin denoncues i kanë kërkuar llogari klubit për të gjetur se ku është përdorur termi terrorist.

Teksa ky klub shënon 1 shekull histori të mbushur me emocion, sfida dhe fitore, është fatkeqësi që drejtuesit e sotëm përpiqen ta fusin në qorrsokakë të lojërave politike të ndërmarra nga kreu i shtetit.

Sheklja e ligjit është fakt nga ana e presidentit pasi një person që të pajiset me pasaportë shqiptare sipas ligjeve të shteti shqiptar duhet të ketë së paku 5 vite qendrim në Shqipëri, ndërsa lojtari i Tiranës ka vetëm dy vite në Shqipëri. (TemA)

Related posts

ZËVËNDËSUESI I RIBERY/ Ekipi bavarez gjen zgjidhjen, lojtari kushton 80 milionë euro

Isa.Autor

SKANDALI NË FUTBOLLIN SERB/ Trajneri shpërthen në ofendime gjatë konferencës për shtyp… (VIDEO)

Isa.Autor

Lajm i mirë për tifozët e Chelsea, Dzeko i thotë “PO” Contes

Q.Autor

Leave a Comment