Futboll Sport

“TURP, DITA MË E KEQE E KARRIERËS SIME”/ Solskjaer pas humbjes me Tottenham: Djalit nuk do i jepja bukë 1 javë nesë…

Ole Gunar Solskjaer e ka quajtur ditën më të keqe të karrierës së tij si trajner dhe lojtar i Mançester Junajtid, humbjen turpëruese me Totenhemin.

“Nuk mund të fitosh ndeshje duke bërë gabime të tilla. Është turpëruese, ngre duart lart. Është faji im. Ky nuk është Mançester Junajtid. Kartoni i kuq nuk është një justifikim. Marsial bëri mirë që nuk simuloi pas asaj goditje me bërryl, por nuk duhet të kundërpërgjigjej.

Po e bëre këtë, ekziston mundësia që të dalësh me të kuqe dhe nëse do ta kishte bërë im bir (gjestin e Lamelës), do ta kisha dënuar duke e mbyllur në papafingo për dy javë pa bukë. Nuk mund të biesh ashtu. Është një shaka.

solskjaer

Kjo është dita më e keqe në karrierën time si trajner i Mançester Junajtidit dhe dita e tyre më e keqe si futbollistë të Junajtidit. Por nuk është dita më e keqe në historinë e Mançesterit. Do dimë të reagojmë pas kthimit nga pushimi ndërkombëtar”, deklaroi trajneri norvegjez.

Related posts

NË KUSHTET E IZOLIMIT PREJ KORONAVIRUSIT/ Ronaldo prezanton sfidën e re: A më mposhtni dot? (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI bën gati goditjen e madhe për merkaton e dimrit

Isa.Autor

SKANDAL NË MIQËSORE/ Plas grushti mes ekipit shqiptar dhe atij rus në Antalia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment