Futboll Premier League Sport

UDHËTIM NË KRIZËN E MANCHESTER UNITED/ Nga mbrojtja katastrofë tek sulmi apatik, “Old Trafford” tani një teatër tmerresh

Manchester United ka humbur busullën! Premier League e fundit kishte përfunduar me 14 rezultate të dobishme radhazi dhe arritjen e vendit të tretë. U duk si trampolina më e mirë për të provuar më në fund një sezon, atë aktual, si protagonistë. Por filloi keq, me vetëm tre pikë në tre ndeshjet e para. Një buzëqeshje e vetme, apo suksesi me fat kundër Brighton, pastaj nokaut me Crystal Palace dhe poshtërimi i pësuar nga Tottenham.

Rrjedhjet e mbrojtjes
Siç tregon Daily Mail, problemi i parë janë golat e pësuar. E çuditshme për një mbrojtje që në total kushtoi rreth 200 milion. Maguire (80 milion), Bailly dhe Lindelof (30), Aaron Wan-Bissaka (50), pa marrë parasysh Shaw (31.5) dhe David de Gea (18).

Por golat e pësuar janë 11 në tre ndeshje, shumë. I njëjti numër golash me Fulham, kandidati i parë për rënie (dhe ai ka luajtur një ndeshje më shumë). United nuk ka qenë kurrë kaq keq që nga viti 1930-31 (Djajtë e Kuq arritën në vend të 13).

Çfarë përpjekje në sulm
Gjërat nuk po ecin më mirë përpara. Gjithashtu sipas raportimit të Sportmail, United ka goditur portën rivale vetëm nëntë herë brenda 3 javësh. Vetëm West Brom, Sheffield United, Crystal Palace dhe Newcastle dolën më keq. Fulham e ka goditur 13 herë. Liverpool madje 28. Manchester City, përkundër një fillimi të vështirë, prodhoi 16 goditje. Shpresa është se mund të ketë një përmirësim me Cavani.

Njëherë e një kohë ishte Old Trafford
Old Trafford, teatër i ëndrrave që tani duket më shumë si një shtëpi e tmerreve. Hera e pestë në historinë e klubit që Djajtë e Kuq kanë humbur dy ndeshjet e para në shtëpi në kampionat (Crystal Palace dhe Tottenham). Duhet të kthehemi në sezonin 1986/87 për të gjetur precedentin e fundit.

Ishte fillimi i mbretërimit të Sir Alex Ferguson, vështirësitë e para të të cilit u shuan më vonë nga shumë suksese. Kush e di nëse një fat i ngjashëm do të ndodhë edhe Solskjaer.

Related posts

Icardi iu përgjigjet tifozëve: Nëse nuk na doni kur humbim, mos na doni edhe kur fitojmë

Delo.autor

SPAL NUK DORËZOHET/ Valoti tallet me mbrojtësit e Interit dhe finalizon me gol (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA MAQEDONIA/ Ilir Daja te Shkëndija, do të marrë me vete edhe… yllin e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment