Futboll Sport

YLLI I FUTBOLLIT PREFERON “LOS BLANCOS”/ Por Liverpool është gati të bëjë një ofertë të “çmendur”

Liverpuli do të tentojë pas këtij sezoni të sjellë yllin e PSG-së dhe Francës Kilian Mbape në “Enfild Roud”. Media prestigjioze europiane “L’Equipe” raporton se kampionët në fuqi të Anglisë do t’i paraqesin parizienëve një ofertë të çmendur në rast se Mbape nuk rinovon kontratën me ta.

Megjithëse kontrata e kampionët të botës skadon në vitin 2022, Mbape nuk dëshiron të vazhdojë më qëndrimin në kryeqytetin francez. Real Madridi është përfolur si klubi që ai preferon të luajë në të ardhmen dhe spanjollët janë të gatshëm të sakrifikojnë për ta sjellë 21-vjeçarin në “Santiago Bernabeu”.

Por, Liverpul nuk ëstë stepur nga reputacioni i “Los Blancos” dhe është i bindur se mund të realizojë një nga transferimet më të mëdha në historinë e futbollit.

Related posts

Arlind Ajeti bind te Krotone, klubi italian projekton blerjen e mbrojtësit

Sadik.Autor

NGA KANADAJA TEK LA MANSIA/ Kush është 15 vjeçari që Rumania ka grumbulluar, mund të vendosë rekordin historik (VIDEO)

Delo.autor

“KAM FITUAR SHUMË ÇMIME NË DY SEZONET E FUNDIT”/ Bomberi Lewandowski: E meritoj unë, por kam një frikë…

Delo.autor

Leave a Comment