Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Bartomeu dha dorëheqjen, ja cili do të jetë presidenti i ri i Barcelonës

Japes Maria Bartomeu dha ditën e djeshme dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës, duke u larguar kështu nga klubi katalanas.

Vendin e Bartomeut te Barcelona do e marrë përkohësisht Karles Tuskets. Ky i fundit do të jetë në krye të Barcelonës për muajt e ardhshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e Barcelonës. Tuskets, zotëron 56 kompani të tjera dhe është përfolur se mund të jetë kandidat për president i Barcelonës në të ardhmen.

Ai është i njohur për faktin se i kishte dalë kundër Bartomeut në të kaluarën për kontratat e larta buxhetore të lojtarëve.

Anëtarët e tjerë të bordit do të jenë:

Huan Ramon Ramos, zëvendës president

Huan Luis Garsia, arkëtar

Josep Mari, sekretar

Mikel Lado, anëtar

Related posts

Napoli nevoja ’emergjente’ në mbrojtje, Aleix Vidal shihet si alternativë e Hysaj

Q.Autor

”Shpikësi” i VAR-it i kërkon dëshmpërblimin marremendës FIFA-s

Sadik.Autor

Rikthehet Milani i madh, Gattuso jep këtë deklaratë pas fitores ndaj Romës

Q.Autor

Leave a Comment