Futboll Sport

ZYRTARE/ Hap përpara në karrierë, Endri Çekiçi prezantohet tek skuadra e re

Hap i rëndësishëm në karrierë! Futbollisti i Kombëtares, Endri Çekiçi është zyrtarisht pjesë e Ankaragucu në Superligën turke. Akordi ishte arritur më herët, ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur edhe prezantimi i futbollistit pogradecar në klubin verdhezi. Çekiçi mbylli kështu aventurën në kampionatin slloven me skuadrën e Olimpja Ljubjanës, për të nisur një cikël të ri.

Cekici

Nga shitja e 23-vjeçarit, Olimpja, përfitoi afro 200 mijë euro. Talenti i Kombëtares, e shikon kampionatin turk si një trampolinë, për të arritur në elitën e futbollit europian në një të ardhme jo shumë të largët.

Në 3 javët e para të kampionatit, Anakragucu, ka arritur të sigurojë  1 pikë, duke shënuar vetëm 1 gol. Me afrimin e Çekiçit, cilësitë në repartin ofesniv pritet të rriten. Kujtojmë që pjesë e verdhezinjve është edhe shqiptari i Kosovës, Idriz Voca, i cili iu bashkua turqve në merkaton e verës nga Luzern.

Related posts

“E PASKA BËRË SI BURRAT”/ Ja GAZETARI SHQIPTAR dhe VOTAT e tij për “TOPIN E ARTË”

Isa.Autor

Pepe Reina ka një kërkesë të veçantë për Callejon

Sadik.Autor

ZBULON TELEFONATËN ME IBRËN/ Mbrojtësi Abate: Kemi folur pas derbit. Më tha…

Delo.autor

Leave a Comment