Futboll La Liga Sport

18 PYETJE PËR MESSIN/ Ronald Koeman i përgjigjet polemikave në lidhje me “pleshtin”

33 vjeç, 740 ndeshje, 638 gola dhe 282 asistime me fanellën e Barcelonës, ??Lionel Messi ka qenë i përfshirë në më shumë se 900 gola të skuadrës katalanase dhe padyshim qw nuk do ta humbasw kurrë talentin e tij. Por disa muaj pasi u përpoq të detyronte largimin e tij nga Barça, në luftë me Josep Maria Bartomeu, argjentinasi është më pak vendimtar dhe kritikat kanë filluar të dëgjohen. Katër herë shënues, por vetëm nga pika e bardhë që nga fillimi i sezonit, “Pleshti” krijoj polemika në Spanjë me veprimin e tij në ndeshjen ndaj Dinamos së Kievit në Champions. Në një moment të lojës, sulmuesi nuk lëvizi fare megjithëse kundërshtari i afrohet me topin, ndërsa ky gjest u cilësua si një rënie e gjeniut argjentinas .

I pyetur për sulmuesin e tij në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Betis, Ronald Koeman mbrojti Leo Messin. Holandezi vlerësoi jo vetëm talentin por qëndrimin e Argjentinasit dhe përsëriti se ai mbetet vendimtar për ekipin e tij. Koeman madje u mërzit nga insistimi i gazetarëve (18 pyetje të bëra në lidhje me Messin). “Ai ende ka shumë cilësi dhe është i rëndësishëm në lojën tonë sulmuese. Unë e di që ai shënoi vetëm nga pika e bardhë dhe ne jemi mësuar që ai të bëjë ndryshimin, por ai mbetet një lojtar shumë vendimtar. Ju mund të tregoni fotografi të çdo lojtari që ecën. Nuk e kam parë dhe nuk më intereson, ai ka një qëndrim shumë të mirë. Nëse doni të krijoni polemika, ky është problemi juaj, unë nuk po ju ndjek, ” tha trajneri i Blaugrana, në përgjigje të atyre që flasin për rënien e Messit .

Related posts

U HODH NGA KATI I GJASHTË/ Aldo Teqja nuk është i vetmi PORTIER shqiptar. Dy vite më parë përfundoi tragjikisht për…

F.autor

ASNJË NUK ËSHTË PERFEKT/ Ja statistikat e panjohura të legjendave sportive të kohës moderne (FOTO)

Delo.autor

PSG s’heq dorë nga Kante/ Barazon ofertën e Chelsea për të marrë kampionin e botës

Isa.Autor

Leave a Comment