Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIMI NË NDESHJEN APOLONIA-BYLIS/ Mungon penalltia për ballshiotët, goli është i dyshimtë (VIDEO)

Dy raste të dyshimta dhe për t’u diskutuar në ndeshjen mes Apolonisë dhe Bylisit, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Në minutën e tetë, Hadroji kroson në zonë nga e djathta, aty ku Murataj në përpjekje për të goditur në portë, pengohet nga ganezi Agyare. Gjyqtari Kola është afër aksionit, por nuk jep penallti. Nga pamjet shihet që Agyare godet Muratajn dhe ishte 11-metërsh.

Në minutën e 72-të ekzekutohet një goditje këndi për Bylisin nga e majta e sulmit ballshiot. Topi shkon në shtyllën e parë, ku Murataj gjuan saktë dhe shënon, por ka një sinjalizim për pozicion të parregullt të kapitenit të Bylisit. Shumë e vështirë për t’u kuptuar sepse mungojnë pamjet e qarta.

VIDEO

Related posts

YLLI I SASUOLOS I JEP FJALËN MILANIT/ Kuqezinjtë duan edhe… Xhakën

F.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Icardi shënon gol të RRALLË kundër Spal (VIDEO)

Isa.Autor

E FRIKSHME/ Pique “THYEN KOKËN” sapo zbret në Milano, para ndeshjes me Interin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment