Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Atletico Madrid ndalet në Rusi, vuajtjet e Oblak vazhdojnë

Atletico Madrid ka marrë një rezultat të papritur në javën e tretë të Champions League.

Skuadra e Simeone-s, në fakt, nuk ka shkuar më larg se nja barazim 1-1 në fushën e Lokomotivës së Moskës, duke humbur kështu mundësinë për të kapur, edhe pse përkohësisht, Bayern-in në kreun e Grupit A.

Ndeshja është hapur me një gol të bukur të Gimenez me kokë në minutën e 8-të, por vendasit kanë barazuar në minutën e 25-të me një penallti të Miranchuk.

Jan Oblak nuk ka arritur të presë asnjë nga 17 penalltitë e fundit që i janë dhënë kundër Atletico-s në të gjitha kompeticionet (15 gola të pësuar, 2 penallti të humbura).

Atletico mbetet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa rusët janë ngjitur në të tretin me dy pikë.

Related posts

GABIMET NË FINALEN E SUPERKUPËS SË EUROPËS/ Mesfushori i Chelseat mori një surprizë të pakëndshme

Delo.autor

MILAN VAZHDON I PAMPOSHTUR/ Parma ndal “Kuqezinjtë” dhe ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Antonio Conte kërkon të transferojë yllin e Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment