Futboll Sport

“DO JËNË MË TË…”/ Tokio nuk “tërhiqet” nga Lojërat Olimpike

Edhe pse lojërat Olimpike të Tokios u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit, autoritetet vendase po bëjnë të pamundurën që të jenë gati për verën e vitit 2021, kur ato janë parashikuar për t’u mbajtur.

Në një konferencë për shtyp, guvernatorja Yuriko Koike u shpreh se Tokio do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një olimpiadë të bukur për të gjithë spektatorët.

Sipas saj, mbajtja e lojërave duhet të konsiderohet dhe si një shenjë “fitoreje” mbi virusin.

Deklarata e guvernatores Koike erdhi përpara takimit që ajo do të mbante me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach për të diskutuar mënyrat e organizimit të këtij evenimenti të rëndësishëm sportiv.

Related posts

PSE TAYLOR PËR ITALI-AUSTRI? Ish-arbitri Rosetti: Kjo është e vetmja arsye pse e zgjodha

Delo.autor

FOTO/ Episodi në ndeshjen ndaj Numancias, ‘shpërthen’ Dani Carvajal

Q.Autor

ÇËSHTJA E “FANTAZISTIT”/ Ozil do të largohet nga Arsenal, përgatitet për transferimin e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment