Futboll Seria A Sport

“DO TË JETË NJË NDESHJE E VËSHTIRË”/ Pirlo mesazh lojtarëve: Ja çfarë dua të shikoj kundër Lazio-s

Trajneri i Juventus-it, Andrea Pirlo, ka folur në konferencë për Juventus TV në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Lazio-s.

– Çfarë ndeshje prisni kundër Lazio-s?

“Do të jetë sigurisht një ndeshje e bukur sepse Lazio-Juventus është një ndeshje e bukur për t’u luajtur. Do të jetë një takim i vështirë, lazio është një skuadër e madhe dhe e ka treguar këtë në vitet e fundit dhe kështu që do të jetë e vështirë, por entuziazmuese”.

– Në çfarë pike është procesi i rritjes i Juventus-it tënd?

“Jemi në ndërtim, por pikët kanë rëndësi dhe ndeshjet janë gjithmonë e më të rëndësishme. Ndeshja e nesërme do të jetë e rëndësishme për renditjen dhe ndërtimin e ekipit dhe do të duhet të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

– Një përshkrim për Morata-n? Merre pjesë shumë në ndërtimin e lojës…

“Unë e njihja si një lojtar të kompletuar dhe jo vetëm në finalizim dhe po e tregon në këto ndeshje. Kemi besuar shumë tek ai kur e kemi marrë dhe besojmë akoma më shumë tani që është në formë”.

– Çfarë do t’ju pëlqente të shihnit nesër?

“Do të më pëlqente të shihja një skuadër të sigurt që të dominojë ndeshjen. Të jetë gjithmonë në pozicionet e duhura në një ndeshje të vështirë si kjo. Mund të jetë një shkallë e bukur për t’u ngjitur”.

– Si është të drejtosh Juventus-in?

“E bukur, entuziazmuese. Kam ardhur pa shumë zhurmë, por jam ndier mirë që nga dita e parë në këtë rol dhe te ky klub. Por jam vetëm në fillim dhe vetëm mund të përmirësohem”.

Related posts

FESTOI DITËLINDJEN ME TROFE/ Andrea Pirlo: E dua këtë skuadër, do ta konfirmoja veten tek stoli i Juventusit…

Delo.autor

SFIDA NDAJ ROMËS NË CHAMPIONS/ De Boer: Pika e dobët e Ajax? Besoj se është mungesa e alternativave në…

Delo.autor

VOLEJBOLL VENDI/ Tirana mposht Vllazninë, Partizani kalon pa probleme Skënderbeun

Delo.autor

Leave a Comment